SHBA njeh zyrtarisht Malin e Zi
Albeu.com
Njohja vjen pas kërkesës së qeverisë malazeze për njohje dhe është në përputhje me kushtet e Kartës Kushtetuese që pat krijuar shtetin e bashkuar, Serbi - Mali i Zi, ku haptas parashikohej mënyra përmes së cilës populli i Malit të Zi mund të shprehte vullnetin për pavarësinë, u tha dje Sean McCormack duke lexuar deklaratën e Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice.SHBA-ja njohu zyrtarisht Malin e Zi si shtet sovran dhe të pavarur. Njohja vjen pas kërkesës së qeverisë malazeze për njohje dhe është në përputhje me kushtet e Kartës Kushtetuese që pat krijuar shtetin e bashkuar, Serbi - Mali i Zi, ku haptas parashikohej mënyra përmes së cilës populli i Malit të Zi mund të shprehte vullnetin për pavarësinë, u tha dje Sean McCormack duke lexuar deklaratën e Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice. “Ne urojmë popullin e Malit të Zi për mënyrën paqësore dhe demokratike të mbajtjes së votës për pavarësi me 21 maj. Nderi i të qenit në mesin e shteteve të lira dhe të pavarura në botë sjell edhe sfidën e mbrojtjes dhe avancimit të lirisë, të drejtave dhe prosperitetit për të gjithë popujt e Malit të Zi, si dhe përgjegjësinë e kontributit pozitiv ndaj komunitetit të shteteve. Ditëve të ardhshme Shtetet e Bashkuara do ta marrin parasysh propozimin e Malit të Zi për të filluar procesin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike,” tha Mccormack, duke shprehur dëshirën për vazhdimin e miqësisë dhe bashkëpunimit me popullin e Malit të Zi. rtk
Shtuar më 14/06/2006, ora 13:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori