E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
SHBA, nis mbyllja e pjesshme e qeverisë
kongresi amerikan
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka nisur mbylljen e pjesshme, pasi dy dhomat e Kongresit nuk arritën të bien dakord mbi një projektligj të shpenzimeve qeveritare, afati i fundit për të cilin ishte data 1 tetor.

“Zëri i Amerikës” shkruan se Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët miratoi tri herë një projektligj për shpenzimet qeveritare, pjesë e së cilit ishte shtyrja e zbatimit të ligjit të presidentit Obama për sigurimet shëndetësore.

Në të trija rastet, Senati i kontrolluar nga demokratët hodhi poshtë projektligjin e Dhomës së Përfaqësuesve. Ngërçi politik do të thotë se do të fillojë edhe mbyllja e të gjitha shërbimeve, në përjashtim të shërbimeve thelbësore.

Pavarësisht përpjekjeve të ligjvënësve deri në orët e vona, ata nuk arritën të tejkalonin ngërçin partiak mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore. 1 tetori ishte data kur do të duhej të hynte në fuqi një hollësi e rëndësishme e këtij ligji.

Sot, presidenti Obama do të flasë mbi pjesët e ligjit të sigurimeve shëndetësore të cilat do të hyjnë në fuqi sot pavarësisht nga mbyllja e qeverisë. Shumë amerikanë të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore do të jenë në gjendje të regjistrohen për të përfituar nga subvencionet qeveritare të nënvizuara në ligjin e sigurimeve shëndetësore.

Një ditë më parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se mbyllja e qeverisë është një papërgjegjësi e madhe dhe pengon rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.
Shtuar më 01/10/2013, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori