Protestat pas vdekjes së një personi gjatë arrestimit, ka sjellë viktimën e parë në SHBA.
Një 19 vjeçar është vrarë gjatë të shtënave në një turmë me protestues në
Detroit mbrëmjen vonë të së premtes, raporton departamenti i policisë në një deklaratë.
Policia thotë se të shtënat nuk dihet se nga kanë ardhur ndërsa djali humbi jetën më vonë në spital.
Policia e
Detroit nuk mund të konfirmojë nëse viktima ishe pjesë e protestuesve por të shtënat kanë ndodhur gjatë protestës.
Më herë drejtori i policisë së
Detroit tha se një person është arrestuar pasi u përpoq të dhunonte një officer policie.
Shtuar më 30/05/2020,
ora 10:47