SHBA ne vendin e 36-te per lirine e shtypit
Albeu.com
Grupi i lobingut për lirinë e shtypit, Reporterët pa Kufij, thotë se demokracia nuk garanton domosdoshmërisht lirinë e medias.Ai thotë se fjala e lirë është prekur në disa vende, në mënyrë të veçantë në SHBA dhe Israel, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Ky paralajmërim përkon edhe me publikimin e një raporti vjetor të grupit për lirinë e shtypit.

Grupi reporterët pa kufi, thotë se nuk është prosperiteti ekonomik që garanton lirinë më të madhe të shtypit, por është paqja.

E teksa demokracitë parlamentare që nuk janë të përfshira në luftë, janë mirë në këtë drejtim, të tjerët ku përfshihen SHBA-ja dhe Izraeli ndihmojnë në ndrydhjen e lirisë së shtypit. Kjo është arsyeja përse SHBA-ja për shembull, është në vendin e 36-të në klasifikimin e vendeve më të lira.

Në krye të rreth 20 vendeve evropiane janë ato nordike, si Islanda, Norvegjia dhe Finlanda. Disa nga demokracitë e reja përfshirë, Estoninë, Letoninë dhe Sllovakinë janë në dhjetë vendet kryesore. Britania është në vendin 23-të.

Disa vende afrikane paraqiten më mirë se në vitet e mëparshme përsa i takon lirisë së shtypit, ndër to Namibia, Gana dhe Mali.

Këto vende janë më mirë se Spanja dhe Italia, të cilat kanë shënuar një ulje. Raporti thotë se kjo ulje ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së mafies në politikë.

Libani, Haiti, dhe Argjentina kanë shënuar përparime, kurse Venezuela, Çadi dhe Sudani kanë pësuar rënie.

Disa demokraci janë në nivele të dobta, Rusia për shembull, si Pakistani dhe Sri Lanka.

Kina lëngon në vend të fundit, megjithëse ky ka qënë viti olimpik. Ajo është më keq se Arabia Saudite, Uzbekistani, Zimbabve dhe Irani, por jo më keq se Birmania. (BBC)
Shtuar më 22/10/2008, ora 18:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori