SHBA në shok, zbulohet bodrumi i përdhunimit, vrasjes dhe ngrënies së fëmijëve (FOTO LAJM)

Policia amerikane ka publikuar foto të një burgu të improvizuar, në një bodrum të fshehtë i cili ishte përgatitur për përdhunim, vrasje dhe ngrënie të fëmijëve nga disa pedofil.

Bodrumi është gjetur pas një ndjekje dy vjeçare të një grupi pedofilësh, kërkime të cilat kanë çuar deri te ky bodrum i gejtur në shtëpinë e Geoffrey Portway, një shtetas amerikan i lindur në Britaninë e Madhe.

Portway është duke u gjykuar ndërsa procesi gjyqësor pritet të përfundojë javën e ardhshme dhe pritet të dënohet me 27 vjet burg.

Në rrjetet sociale Geoffrey Portway përdorte nofkën "Longpig".

Gjatë këtij operacioni të gjatë janë arrestuar 50 persona ndërsa janë shpëtuar 160 fëmijë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori