SHBA në “luftë” me të ftohtin ekstrem
I ftohti ekstrem që ka përfshirë Amerikën Veriore po shkon drejt linjdes, duke sjellë temperaturat më të ulëta në dy dekadat e fundit.

Nga Montana në Merilend, rreth gjysma e popullsisë amerikane është vendosur nën alarm. Në Kanada, provinca Ontario po përballet me temperatura prej -40 gradësh Celsius.

Mijëra fluturime janë anuluar ndërsa banorët thënë se lëkura e tyre mund të ngrijë nëse dalin jashtë shtëpive të tyre.

Banorët në bregun verilindor të SHBA-së janë paralajmëruar që të përgatiten për ditën e martë pasi priten temperatura akoma më të ulëta.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, ka thënë se një pjsë e rrugëve kryesore sot do të mbyllen në përgatitje për të ftohtin ekstrem. Sipas tij, ka informacione se temperaturat mund të arrijnë në -26 gradë Celsius gjatë natës së sotme. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2014, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori