SPAK shpërthen “bombën”, mes 22 të arrestuarve edhe funksionarë lokalë

Gjykata e posaçme ka firmosur disa urdhër –arreste me kërkesë të SPAK, nga të cilat janë ekzekutuar gjatë mbrëmjes së djeshme 22 të tilla.

Burimë për abcneës.al kanë njoftuar se urdhër arrestet janë lëshuar për çështjen e dosjes 339. Mësohet se mes 22 të arrestuarve janë edhe funksionarë lokalë.

“Dosja 399” është ndarë në disa fraksione ku po hetohet trafiku i drogës dhe shitblerja e votave.

Në maj të këtij viti, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim një nga fraksionet e dosjes së famshme 339. Dosja me 24 të pandehur, mes të cilëve anëtarë të grupit të Avdylajve të Shijakut si dhe të dyshuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

Vendimi u mor nga gjykatësja Irena Gjoka, e cila në prill ia ktheu dosjen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për një sërë veprash penale mes të cilave “Trafik i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Prokurorisë, ata janë përfshirë në role të caktuara në trafikim të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe për përgatitjen e heroinës në laboratorin e ndërtuar në fshatin Brenog të Hasit.

Laboratori u zbulua në sajë të operacionit “VolVo 4”, në tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine.

Laboratori ishte ngritur në një zonë të thellë malore, brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stalla për bagëtitë


Shtuar 28.07.2020 06:48