U vra nga vjehrri se nuk e donte për nuse, pëcillet në banesën e fundit 30-vjeçarja (VIDEO)

Familjarët e Merushe Hazizit e masakruar me thikë në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier nga vjehrri i saj Xhevair Hoxha kanë hapur dyert e mortit dhe tashmë ajo u përcoll në banesën e fundit. Nga pamjet, shihen shumë njerëz që shoqërojnë nga mbrapa makinën e funeralit.

Xhevair Hoxha nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e të birit, Fatjonit me Merushe Hazizin. Prej tre vjetësh ata kishin debate të vazhdueshme deri sa dje 61-vjeçari e masakroi me thikë 30 vjeçaren në tualetin e banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Pasi kreu krimin u vetëvar në këtë pemë që ndodhet në pjesën e pasme të shtëpisë.

Duke mos përballuar dot sherret Fatjoni me Merushen për dy vjet jetuan me qira në Fier. Por disa javë më parë u kthyen në fshat. Mes tyre dhe Xhevairit kishttps://www.youtube.com/watch?v=JUKzgF6nnfkhte nisur një tjetër konflikt ai për pronësinë e shtëpinë. Këtë e pohon dhe bashkëshortja e autorit të krimit, e cila po pastron gjurmët e gjakut.

Të afërm dhe fqinj të familjes Hoxha thanë se e nuk e kishin marrë seriozisht Xhevairin kur ju thoshte se nëse nusja kthehej në fshat do ta vriste. Para se të njiheshin Merushja dhe Fatjoni kanë qenë të martuar. 30-vjeçarja nga martesa e parë ka tre fëmijë që I po I rrit ish burri. Ndërsa Fatjoni një fëmijë kujdestarinë e të cilit e ka marrë ish bashkëshortja.

 

 


Shtuar 13.04.2022 10:22