SHBA nderoi 10 gra ku ishte edhe aktivistja nga Ukraina
Departamenti Amerikan të Shtetit ka nderuar 10 gra me çmimin “Guximi i Grave Ndërkombëtare”. Në mesin e 10 femrave që janë nderuar është një mjeke afgane, aktivistja ukrainase, kandidatja presidenciale në Takxhikistan, dhe një klerike gjeorgjiane, dhe këngëtarja e aktivistja pro-evropiane ukrainase, Ruslana Lyzhchko.

Ky çmim i dhënë nga DASH, ka filluar të jepet në vitin 2007 dhe u jepet grave në të gjithë botën, të cilat kanë treguar “guxim të jashtëzakonshëm dhe udhëheqje në angazhimin për paqe, drejtësi, të drejta të njeriut, barazi gjinore, dhe fuqizim të femrave”.

Michelle Obama në fjalimin që mbajti në ceremenoninë e mbrëmshme në Uashington u shpreh se “secilën jetë që ato e kanë prekur dhe secilin shiprt që e kanë rritur, këto gra po krijojnë valë, që shtrihen në të gjithë globin”. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2014, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori