SHBA miraton projektet, dronët janë e ardhmja
Departamenti i Transportit në Shtetet e Bashkuara u dha dritën jeshile 10 projekteve pilot, në një vendim që pritet të revolucionarizojë transportin në qiej. Bëhet fjalë për ndërtimin e fluturakëve (dronë) për t’i përdorur si mjet, fillimisht në shërbimin postar, e më pas edhe në degë të tjera.

Mes projekteve fituese është ai i Google, Intel, Qualcomm dhe Microsoft. Të katër këto kompani u bashkohen Apple dhe Amazon, që konsiderohen pararojë në këtë fushë.

Megjithatë, Sekretarja e Transportit, Elaine Chao, nuk u mbyll derën projekteve të tjera.

“Nuk ka humbës në këtë pjesë. Ishin me dhjetëra aplikimet e bëra, që nuk janë përzgjedhur, por ato mund të licencohen për testime në muajt në vazhdim nga ne”, deklaroi ajo.

Por çfarë do të thotë ky vendim?

Dhjetë kompanitë e licencuara do të jenë në gjendje që të kryejnë eksperimente me fluturimet me dronë që janë përtej rregullave strikte të Administratës Federale të Aviacionit.


Shtuar më 11/05/2018, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori