SHBA merr vendimin për mësuesit, trajnim për të përdorur armët
Pëlqej
Nuk janë skena të një pengmarrjeje, por momente nga trajnimi i mësuesve amerikanë për të përdorur armët nëse përballen me sulme të armatosura në ambientet e shkollave.

Këta mësues, emrat e të cilëve mbahen të fshehtë, po trajnohen në Ohaio nga një organizatë e përbërë nga pedagogë në pension dhe ish-pjesëtarë të forcave speciale. Drejtuesi i stafit trajnues thotë se jep kontributin e tij në trajnim pasi kujton tragjedinë në shkollën fillore Sendi Huk të 2012-ës ku u vranë 20 fëmijë.

“Ajo ngjarje ishte 11 shtatori i sistemit tonë arsimor. U përpoqëm të shmangnim ripërsëritjen e ngjarjeve të tilla por nuk ia dolëm. Ndaj dhe vendosëm të organizojmë këtë trajnim”.

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një dekret në fillim të këtij viti, që lejon mësuesit të mbajnë armë për të shmangur situata të tilla të përsëritura, raporton tvklan. Trump mori vendimin pas sulmit në një shkollë në Florida, ku një nxënës vrau 17 bashkëmoshatarë.
Shtuar më 07/12/2018, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori