SHBA merr në dorë fatin e bisedimeve për emrin
Pëlqej
Pas refuzimit që i bëri Greqia propozimit “Republika e Maqedonisë së Ilidenit”, si opsion për zgjidhjen e çështjes së emrit, më 24 dhe 25 maj në Neë York do të zhvillohen bisedime të reja mes ministrave të Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, në prani të ndërmjetësit të OKB-së, Mattheë Nimetz.

Lajmin e ka bërë të ditura Ministria e Jashtme në Shkup ndërsa paraprakisht një gjë e tillë ishte kumtuar edhe nga pala greke, e të cilin e kishte kumtuar gazeta “To Vima”.

“Ky takim është i një rëndësie të veçantë për rrjedhën e bisedimeve. Ndoshta edhe shansi i fundit për përparimin pas dështimit të emrit ‘Maqedonia e Ilindenit’ dhe kthimin në tryezë të pesë emrave fillestar që ishin paraqitur nga ndërmjetësi Nimetz.

Gjithsesi,si variante të mundshme mbeten emrat ‘Maqedonia e Re’ dhe ‘Maqedonia e Epërme’, dhe me siguri se bisedimet do të zhvillohet rreth këtyre skenarëve të mundshme”, ka shkruar gazeta greke, raporton Evropa e Lirë.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras u distancua nga propozimi “Maqedonia e Ilindenit”, pasi ky emër ishte kundërshtuar nga nga të gjitha partitë në Greqi, me arsyetimin se paraqet vazhdimësi të tendencave irredentiste të Maqedonisë.
Shtuar më 21/05/2018, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori