SHBA-Meksikë, zbulohet sërish tunel droge
Pëlqej
Policia kufitare e Shteteve të Bashkuara zbuloi një tjetër tunel që lidhte qytetin e Tihuanës në Meksikë me Kaliforninë në SHBA. Tuneli përdorej prej bandave të narkotrafikut për të kaluar lëndën narkotike në tokën amerikane dhe ndodhej vetëm pak metra në distancë nga tuneli i zbuluar në fillim të këtij muaji.

Por ndryshe nga tuneli i parë, tuneli në fjalë është mjaft i sofistikuar, i gjatë rreth 800 metra, me ndriçim, shina për transport dhe sistem ajrosje.

Policia kufitare amerikane njoftoi se dhjetra persona u arrestuan dhe se një sasi e konsiderueshme marihuane është sekuestruar.
Shtuar më 27/11/2010, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori