SHBA-të raportohet se kanë hedhur
bombën më të madhe jo-nukleare në arsenalin e vendit në një zonë në lindje të
Afganistanit, e cila njihet se është e populluar nga militantët të ISIS.
Pentagoni konfirmoi se sulmi u krye duke përdorur një armë të njohur në Forcën
Ajrore Amerikane si “nëna e të gjitha bombave”, shkruan “Independent”.
Bomba u hodh në një zonë të
Afganistanit lindor të kontrolluar nga “Shteti Islamik”. /Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017,
ora 19:04