SHBA lë mbrapa Arabinë Saudite e Rusinë në prodhimin e naftës dhe gazit
Shtetet e Bashkuara do të kalojne Arabine Saudite dhe Rusinë si prodhues krysore në botë të naftës gjate vitit 2017, beri te ditur Agjencia e Energjisë per Perëndimin, duke parashikuar se Uashingtoni do të vijë shumë afër arritjes se vetë-mjaftueshmërisë në nevoja energjitike të paimagjinueshme më parë.

Parashikimet nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), e cila këshillon kombet e mëdha te industrializuara në ndjekjen e politikave te energjisë, ishin në kontrast të mprehtë me raportet e mëparshme te nxjerra nga vete ajo, ku parashikohej se Arabia Saudite do te qendronte prodhuesja kryesore deri në 2035.

“Zhvillimet e energjisë në Shtetet e Bashkuara janë të thella dhe efekti i tyre do të ndihet përtej Amerikës së Veriut – dhe pertej sektorit te energjisë,” thuhej në raportin e saj afat-gjatë vjetor, duke dhënë në kete menyre nje nga parashikimet më optimiste për rritjen e prodhimit të energjise në SHBA.

Shtetet e Bashkuara, te cilat aktualisht importojne rreth 20 për qind të nevojave të tyre energjetike, bëhen tanime te vetë-mjaftueshme në terma neto – një ndryshim dramatik ky i trendit, i pare gjithashtu edhe në vende të tjera importuese të energjisë,” thuhet nder te tjera ne raportin e Agjencise Nderkombëtare te Energjise.

Ekonomisti dhe shefi i kesaj agjencie, Shefi Fatih Birol, tha në një konferencë shtypi në Londër, se ai besonte se Shtetet e Bashkuara do të arrijne Rusinë si prodhuesi më i madh i gazit – me një diferencë të konsiderueshme deri në vitin 2015. Ndersa deri në vitin 2017 – tha ai – ajo do të bëhet prodhuesi më i madh në botë i naftës.

Shtetet e Bashkuara do të mbështeten më shumë në perdorimin e gazit natyror se sa ne ate te naftës apo qymyrit rreth vitit 2035, ne kohen kur prodhimi i brendshem i paket rrit kerkesen per furnizim në fushen e industrisë dhe energjisë se gjeneratorëve, thuhej ne raport.
Shtuar më 12/11/2012, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori