37 vjeçari shqiptar humb jetën në burgun grek, apel për kthimin e trupit në Shqipëri

Një 37-vjeçar me iniciale S.Z nga Vlora ka humbur jetën në burgun e Malandriut në Greqi.

Lajmi është dhënë nga gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria, i cili tregon se shqiptari kishte një javë me dhimbje dhëmbi. Sipas gazetarit gardiantët i kishin dhënë vetëm depon të burogosurit, por asnjëherë nuk bëri një kontroll tek një dentist.

Shokët e tij të burgut kanë deklaruar se nuk kanë para për të dërguar trupin në Shqipëri dhe i bëjnë thirrje shtetit shqiptar për ndihmë. Ndërkohë, burgu i Malandrino ka kontakuar familjen dhe i ka njoftuar se duhet të marrin trupi e tij. Mësohet se viktima ka lënë pas gruan dhe 5 fëmijë jetimë, të moshave nga 2 -15 vjeç. Ai ishte dënuar për vjedhje.

Gazetari thekson më tej se është rasti i dytë që një i dënuar humb jetën nga dhimbja e dhëmbit, pasi sipas tij në shkurt të 2018-tës, po me të njëjtën mënyrë, ndërroi jetë dhe një 26-vjeçar, Maltezo Sozo.


Shtuar 21.04.2020 13:29