SHBA kritikon cmilitarizimin e Evropes
Albeu.com
Evropa është çmilitarizuar shumë që nga përfundimi i “luftës së ftohtë” dhe nuk ndanë fonde nga buxheti për mbrojtje, tha sekretari amerikan për Mbrojtje Robert Gates.
Sekretari amerikan për mbrojtje tha se burimet dhe kapacitetet e pamjaftueshme në radhë të parë vështirësojnë veprimet e përbashkëta për të luftuar rreziqet e njëjta.
Gates tha se nga 28 shtetet anëtare të NATO-s, vetëm pesë vende po përmbushin qëllimin e vendosur që për mbrojtje të shpenzojnë 2 % të GDP-së.
Gjithashtu, ai bëri thirrje për zbatimin e reformave të gjëra të NATO-s, që është formuar para 61 vjetëve si mburojë politike dhe ushtarake kundër ish Bashkimit Sovjetik.
Për tre vjet sa gjendet në krye te Pentagonit, Gates disa herë i ka ftuar shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje dhe modernizimin e forcave të tyre, raportojnë agjencitë.
Shtuar më 24/02/2010, ora 18:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori