SHBA-Kore e Jugut, marrëveshje tregëtare
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë nënshkruar një marrëveshje tregëtare e cila synon të rrisë tregëtinë mes këtyre dy vendeve me një volum më të madh. Edhe pse pritet që brenda Koresë të ketë kundërshtime kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në gjysmën e muajit mars.

Gjatë një konference për shtyp ministri koreano-jugor i Tregtisë, Tae-Ho deklaroi se tregëtia me Europën ishte goditur nga kriza që kishte përfshirë vendet e Eurozonës duke e vlerësuar marrëveshjen me SHBA-në si një mundësi për rritjen e eksporteve. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2012, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori