SHBA kërkon të ndalohet furnizimi me naftë i Koresë së Veriut
Situata mes Koresë së Veriut dhe Amerikës tashmë duket se është vetëm një grimë larg luftës.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një varg sanksionesh të reja nga Kombet e Bashkuara, kundër Koresë së Veriut.

Propozim-rezoluta, e shpërndarë tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshin ndalimin e naftës për Korenë Veriore.

Ajo vjen pasi Phenjani ka kryer testin e gjashtë bërthamor dhe ka lëshuar vazhdimisht raketa.

Phenjani gjithashtu thotë se ka krijuar bombën e hidrogjenit dhe kërcënon me sulme SHBA-në.

Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, dhe Rusia pritet t’i kundërshtojnë sanksionet e reja.

Phenjani, me vite, është nën sanksione të OKB-së, që janë ndërmarrë në përpjekje për ta detyruar regjimin të kufizojë programet e armëve. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori