SHBA kërkon ndihmën e Kinës për cështjet ndërkombëtare
SHBA ka kërkuar nga Kina që të shndërrohet në një partner në qetësimin e situatës ndërkombëtare duke ushtruar influencën e saj në vende si Irani, Siria apo Korea e Veriut.


Kërkesa është bërë nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e cila pas takimit me presidentin Hu Jintao u shpreh se Irani duhej parandaluar që të mos shndërrohej në fuqi bërthamore.

”Është shumë e rëndësishme që të ushtrojmë presionin e domosdoshëm që Irani të përmbushë detyrimet e tij ndërkombëtare. Kjo mund të arrihet me një qëndrim serioz dhe bisedime të qarta, deri në momentin që Irani të japë prova të pakundërshtueshme se është i përkushtuar vetëm për një program me qëllime paqësore. Kina gjithashtu mund të japë një kontribut të vyer në zgjidhjen e krizës siriane apo në rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Koresë së Veriut, me qëllim që ky vend të heqë dorë nga projektet bërthamore dhe lëshimi i raketave në të ardhmen”, u shpreh Clinton. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2012, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori