SHBA kërkon ekstradimin e bosit kolumbian të drogsë
Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e një prej trafikantëve më të kërkuar të drogës të Kolumbisë, që u arrestua dy muaj më parë në Argjentinë.

Henry de Jesus Lopez konsiderohet si lideri i së ashtuquajturës banda e Urabenos, që vepron në veri të Kolumbisë. Lopez kishte hyrë në Argjentinë me një pasaportë false dhe ishte prezantuar si një biznesmen venezuelian që udhëtonte për punë. Kërkesa për ekstradim është bërë nga një gjykatë në jug të Floridës dhe proçesi për të shqyrtuar kërkesën do të zgjasë të paktën 4 muaj, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Telam”. /albeu.com/

Shtuar më 29/12/2012, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori