SHBA-ja kritikon kryeministrin Erdogan
Diplomacia amerikane kërkoi nga funksionarët turq të përmbahen nga ” deklarata të panevojshme”, pasi kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se në protestat antiqeveritare në Turqi janë involvuar terroristë, transmetuan mediat franceze.

Ky është rasti i pestë që për një javë që Uashingtoni i komenton demonstratat te aleati i vet, Turqia.

“Vazhdojmë, kuptohet, t’i mbështesin njerëzit të cilët protestojnë qetë dhe e shfrytëzojnë lirinë e tyre të shprehjes dhe u bëjmë thirrje funksionarëve të atjeshëm t’i shmangen çdolloj retorike të panevojshme, çdo lloj komenti të panevojshëm, që nuk kontribuon në qetësimin e situatës në Turqi”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Xhenifer Psaki. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2013, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori