SHBA identifikon sulmuesin e tretë të aeroportit të Brukselit
Sky News ka raportuar se autoritetet amerikane kanë informacion mbi identitetin e sulmuesit të tretë me bombë në aeroportin e Brukselit, i cili besohet të jetë në arrati.

Ky person, i cili shfaqet në kamerat e sigurisë, i veshur me një xhaketë të bardhë dhe një kapelë të zezë, është në listën e terroristëve të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sky News ka bërë të ditur se ky informacion është konfirmuar dy herë nga një burim i tij.
Ndërkohë Reuters raporton se edhe dy vëllezërit e përfshirë në sulmet në Bruksel, Ibrahim dhe Khalid Bakraoui, gjendeshin në listën e terroristëve të kërkuar.

Lajmi është publikuar pasi Belgjika ka ulur gjendjen e alarmit nga niveli më i lartë në nivelin e dytë më të lartë.

Vendimi është marrë vetëm dy ditë pas sulmeve me bomba në aeroportin Zaventem, dhe në stacionin e metrosë Maalbeek në Bruksel - që kanë lënë të vdekur 31 persona dhe kanë plagosur 270 të tjerë. /Albeu.com/
Shtuar më 24/03/2016, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori