SHBA i shet armë Tajvanit, “tërbohet” Kina: Do të reagojmë

Shtetet e Bashkuara pranuan t’i sheshin Tajvanit armë, ne një marrëveshje që mbërrin vlerën totale të 1.1 miliard dollarë, duke ngjallur zemërimin e Kinës.

Ujdia e propozuar përfshin një sistem radarësh për gjurmimin e sulmeve në mbërritje, e raketave anti-anije dhe atyre kundër ajrore. Lëvizja e Washington vjen pas tensioneve që ngjalli muajin e kaluar vizita e kryetares se Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, zyrtarja më e lartë amerikane që ndalonte në Taipei në më shumë se 25 vjet.

Ambasada kineze në Washington deklaroi se ky hap i SHBA-së i cenon seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve. Kina, paralajmëroi zëdhënësi Liu Pengyu, të gjitha masat e nevojshme legjitime në dritën e këtij zhvillimi të ri. Në Tajvan sakaq, në vijën e frontit në Kinmen, ushtarët demonstruan forcën me interceptimin e një droni të paidentifikuar.

Drita jeshile për shitjen e armëve vjen në kohën kur Kina i ka shtuar veprimet e saj ushtarake përreth Tajvanit. Marrëveshja e miratuar nga DASH, duhet të aprovohet edhe nga Kongresi amerikan, ç’ka konsiderohet thjesht formalitet pasi ai mbizotërohet nga ligjvënes pro-Tajvanit. Departamenti i shtetit e cilësoi ujdinë si “thelbësore për sigurinë e ishullit të vetëqeverisur, të cilin Kina e konsideron territor të saj”.

Ai e ftoi Pekinin t`i japë fund presionit ushtarak, diplomatik dhe ekonomik ndaj Taipeit, por të angazhohet në një proces dialogu me të.