SHBA i ndalon hyrjen në vend partneres së kryeministrit britanik Johnson
Zyrtarët amerikanë raportohet se kanë ndaluar Carrie Symonds, partnerja e kryeministrit britanik Boris Johnson të hynte në Shtetet e Bashkuara, pasi që me miken e saj Nimko Ali, një aktiviste kundër gjymtimit të organeve gjenitale te femrat, vitin e kaluar vizituan shtetin e vetëshpallur afrikan Somaliland, e cila ndodhet brenda Somalisë.

Symonds u përpoq të merrte një leje hyrje në SHBA për të marrë pjesë në aktivitetet e një OJQ-je për mbrojtjen e oqeaneve, por ajo nuk mori leje, shkruan Daily Mail.

Nga marsi 2011, britanikët që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara përmes ESTA, një sistem elektronik i autorizimit të udhëtimit që u lejon atyre të kalojnë 90 ditë pa vizë të plotë në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu duhet të përgjigjen në pyetjen nëse ata kanë vizituar ndonjëherë Somalinë dhe Somaliland.

SHBA nuk e njeh Somalilandin si një shtet të pavarur, por e konsideron atë pjesë të Somalisë.

Symonds nuk ka asnjë rol në qeverinë Boris Johnson. Carrie Symonds dhe qeveria britanike nuk e komentuan ndalimin e hyrjes në SHBA.
Shtuar më 21/08/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori