SHBA i kërkon Rusisë të ndalojë kufizimin e lirisë së shprehjes
Pëlqej
Shtetet e Bashkuara shprehën "shqetësim të thellë" për, siç thanë, kufizimin e vazhdueshëm të lirisë së shprehjesRusi, pasi autoritetet ruse kufizuan qasjen në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Harry Kamian, i ngarkuari i ri i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i bëri këto komente para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, tre ditë pasi rregullatori rus i medias, Roskomnadzor, ka nisur bllokimin e qasjes në Telegram.

Ky veprim pasoi vendimin e një gjykate ruse kundër Telegramit, javën e kaluar, dhe mosmarrëveshjet midis aplikacionit të mesazheve dhe Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, i cili kërkon qasje në mesazhet e përdoruesve.

Kamian tha se si shtet pjesëmarrës në OSBE, Rusia duhet të lejojë “media të lira dhe liri të shprehjes pa ndërhyrjen e qeverisë”.

Vendimi për të bllokuar Telegramin ka thelluar shqetësimet se Qeveria ruse po përpiqet t’iu mbyllë rrugët kritikëve dhe disidentëve. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori