SHBA, i gjithë avioni me pasagjerë vendoset në karantinë
Një aeroplan i Emirateve është vënë në karantinë në aeroportin e JFK-së në Nju Jork, pasi pasagjerët raportuan se ishin të sëmurë.

Dhjetë pasagjerë u dërguan në spital menjëherë pas fluturimit të EK203, i cili u ul rreth orës 9 të mërkurën, sipas një zëdhënësi. Disa pasagjerë të tjerë shfaqën simptoma dhe u trajtuan, tha zëdhënësi Eric Phillips.

Ai shtoi se disa pasagjerë kishin hipur në aeroplan nga Dubai pas ndalimit në Mekë, e cila po përjetonte një shpërthim gripi.

Fillimisht u njoftua se deri në 100 nga afërsisht 500 pasagjerë në bord vuanin nga kollitjet dhe ethet. Por linja ajrore tha në një deklaratë se vetëm 10 pasagjerë ishin vërtetë të sëmurës, "u kontrolluan menjëherë nga autoritetet lokale shëndetësore".

Videoja e marrë brenda aeroplanit pas uljes tregoi një skenë të tensionuar. Punonjësit e linjës ajrore u bënin thirrje udhëtarëve të qëndrojnë jashtë hyrjes së avionit. Z. Phillips tha se udhëtarët e sëmurë po mjekoheshin në aeroplan, ndërsa një degë lokale e ABC News raportoi se ekuipazhi i fluturimit ishte duke u vendosur në ambulanca.
Shtuar më 05/09/2018, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori