SHBA, humbin jeten 2 klandestine kosovare
Albeu.com
Dy emigrante klandestine nga Kosova kane humbur jeten teksa tentonin te hynin ilegalisht ne territorin e Shteteve te Bashkuara.Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave kosovaret, bashke me klandestine te tjere, po tentonin te hynin ne Amerike nga nje zone kufitare e Meksikes.

Sipas burimeve, makina ne te cilen ata po udhetonin po ecte me shpejtesi te larte pasi po ndiqej nga patrulla e policise amerikane dhe si pasoje ka dale nga kontrolli duke u rrokullisur.

Agjentet kufitare fillimisht nuk kane gjetur dokumenta identifikimi ne trupat e klandestineve, por nga hetimet ka rezultuar se dy viktimat jane shqiptare nga Kosova.
Shtuar më 19/02/2010, ora 21:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori