Liruan masat, rritet ndjeshëm numri i viktimave në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar numrin më të lartë të viktimave në 24 orë. Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, 2.909 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi. Deri më tani, ky është numri më i lartë ditor i vdekjeve në SHBA.

Dy javët e fundit, disa shtete kishin nisur rihapjen e dyqaneve, restoranteve, qendrave tregtare, muzeve dhe bibliotekave.

Sipas CNBC, numër i lartë viktimash shënoi edhe data 23 Prill, kur u raportuan 2,471 vdekje.

SHBA ka deri më tani më shumë se 1.1 milion raste të konfirmuara dhe 67.173 vdekje.

Së fundmi mijëra amerikanë dolën në rrugë për të protestuar kundër urdhrave të bllokimit. Shtetet ku u protestua ishin Miçigan, Karolina e Veriut, Kalifornia, Kolorado, Delaëare, Florida, Illinois, Neë Jersey, Neë Mexico, Neë York, Tennessee dhe Washington.


Shtuar 3.05.2020 18:09