SHBA, gjendet vajza e rrembyer para 18 vjetesh
Albeu.com
Në Kaliforni policia ka liruar pas 18 vjetësh një grua, e cila ishte rrëmbyer si 11 vjeçare nga një çift dhe qysh atëherë ishte mbajtur në kushte jo njerëzore. Jaycee Lee Dugard, sot 29 vjeç, është zbuluar në një vend të fshehtë në oborrin e një përdhunueseje të dënuar, bëri të ditur policia.
Dy persona, një i dënuar për abuzim seksual dhe gruaja e tij, janë arrestuar nën dyshimin se e kanë rrëmbyer atë, por edhe për akuza të tjera.

Policia tha se një nga rrëmbyesit, një burrë 58-vjeçar, kishte dy fëmijë me të në kohën kur ajo ishte në robëri, mes moshës 11 dhe15 vjeç.

Dugard ishte rrëmbyer në vitin 1991 në South Lake Tahoe, në lindje të San Françiskos në rrugë, në një stacion autobusi. /dw/
Shtuar më 28/08/2009, ora 23:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori