SHBA: Gati ekipi për përgjigje ndaj Wikileaks
Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se ka formuar një ekip prej 120 personash, për përgjigje ndaj rrjedhjes potenciale të qindra mijëra dokumenteve amerikane për luftën në Irak, shumica prej të cilëve mendohet se janë sekret.

Faqja Wikileaks në Internet, pritet që t’i publikoj dokumentet nga fundi i këtij muaji.

Zëdhënësi i Pentagonit, Dave Lapan, i tha agjencisë Reuters, se koha e publikimit të dokumenteve mbetet e paqartë, por Departamenti amerikan i mbrojtjes, është i gatshëm për kundër përgjigje prej ditës së sotme.

Në muajin korrik, Wikileaks publikoi më se 70 mijë dokumente nga lufta në Afganistan, që ishte rrjedhja më e madhe e dokumenteve e këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Kjo organizatë jo fitimprurëse nuk ka treguar se si i ka marrë dokumentet, ndërkohë Pentagoni ka kërkuar që Wikileaks t’i kthejë të gjitha dokumentet sekrete. (albeu.com)
Shtuar më 18/10/2010, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori