Kërkohej se kishte rrahur gruan dhe djalin, 50-vjeçari nga Fieri prangoset i dehur në timon

Një 50-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia për arsye se ka ushtruar dhunë në familje.

Në njoftimin e bluve të Fierit thuhet se shtetasi i shpallur në kërkim  H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, dyshohet se  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.

Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Nisan” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/