SHBA e qartë me Turqinë: Bashkëpunimi me rusët po të largon nga NATO
Zv.presidenti i SHBA-së Mike Pence, ka kërcënuar Turqinë duke thënë se e ardhmja e saj në NATO nuk është e sigurt nëse vendosë të blej sistemin mbrojtës rus.

Ky reagim vjen pasi Turqia vendosi që të blejë sistemin mbrojtës rus S-400, raporton RT,.

Turqia duhet të zgjedhë. A dëshiron që të qëndrojë partner me aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit, ose dëshiron që ta rrezikojë partneritetin duke bërë veprime që e kërcënojnë këtë aleancë (NATO)” shkroi Pence në Twitter.

Turqia po vazhdon të insistojë në blerjen e sistemit mbrojtës rus, edhe pse ka marrë paralajmërime nga SHBA-ja.

Turqia i ka porositur avionët luftarakë amerikanë F-35, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në pritje për t’i marrë. Por Pentagoni në një njoftim për shtyp bëri të qartë se Turqia nuk do ta marr asnjë avion luftarak amerikan nëse ata vendosin ta marrin sistemin mbrojtës rus.
Shtuar më 03/04/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori