SHBA e BE mbështesin integrimin e Bosnjës
Sekretarja e Shtetit amerikan Hillary Clinton gjatë një konferencë të përbashkët me Presidentin boshnjak në Sarajevë ka nënvizuar se marrëveshja e Dejtonit duhet respektuar. Clinton u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë një Bosnjë të qëndrueshme dhe se të rinjtë boshnjakë meritojnë një të ardhme më të mirë.



“Dëshirojmë të gjithë një Bosnjë multietnike të qëndrueshme, jemi të angazhuar që ndihmojnë në këtë. Jam në Bosnje me Ashton dhe theksoj se është e rëndësishme të dërgojmë një mesazh për këtë popull. SHBA ndajnë me BE një vizion të përbashkët, për një Bosnje të qëndrueshme, të sigurt. Të rinjtë e Bosnjes e Hercegovinës meritojnë një të ardhme më të mirë”.


Sekretarja Amerikane e Shtetit theksoi SHBA dhe BE do të jenë krah Bosnjes, që të tejkalojë vështirësitë. Majde sic shtoi Clinton, Bosnja ka realizuar një provim të vështirë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mbeten ende reforma të tjera pa plotësuar si dhe dallimet partiake, të patolerueshme. /albeu.com/

Shtuar më 30/10/2012, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori