Ndihmës sekretarja
amerikane e shtetit, Victoria
Nuland, ka thënë se SHBA-të dhe Evropa po shqyrtojnë
sanksione më të thella kundër Rusisë nëse separatistët pro rusë do të bënin përpjekje që të merrnin nën kontroll më shumë territor në pjesën lindore të Ukrainës.
Nuland, gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, ka thënë se sanksionet e reja mund t’i vihen nëse separatistët nisin përpjekjet për okupim të territoreve tjera, dhe se
Washingtoni po e vëzhgon këtë gjë.
Ajo ka thënë se ekipi i sanksioneve
amerikane po qëndron në Evropë gjatë kësaj jave dhe se
Washingtoni dhe BE-ja, po diskutojnë
sanksione të mëtutjeshme që kanë si cak sektorët ekonomik të Rusisë nëse shkelet marrëveshja e armëpushimit e arritur në Minsk.
“Është me rëndësi që t’i mbajmë këto
sanksione dhe të shqyrtojmë thellimin e tyre”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2015,
ora 11:22