SHBA: Duhen vite për ta shkatërruar ISIS-in
Pëlqej
Lufta kundër ISIS do të vijojë me vitë të tëra.

Kështu tha zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Kundëradmiral John Kirby, i cili theksoi se bombardimet ndaj ISIS të ndërmarra këta ditë vetëm sa kanë dobësuar ekstremitetin e grupit terrorist.

Deklarata erdhi pasi Presidenti amerikan Barack Obama falenderoi shtetet arabe për ndihmën, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se më shumë se 50 kombe i janë bashkuar luftës kundër ISIS.

Shteti Islamik i Irakut dhe i Shamit ka kryer gati 200 sulme ajrore kundër ISIS që nga gushti i këtij viti.

Shteti amerikan ka vlerësuar se potenciali i rrezikshmërisë së ISIS është tejet i lartë dhe se duhen vite të tera që të mund të shkatërrohet në mënyrë të plotë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori