SHBA do të vazhdojë me Arabinë Saudite luftën kundër Jemenit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë ta vazhdojnë përkrahjen për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Sauditeluftën e Jemenit. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se SHBA-ja synon ta luftojë ndikimin e Iranit dhe grupeve militante islamike në Jemen.

Presioni ndaj Shteteve të Bashkuara për pozicionin e saj në Luftën e Jemenit është shtuar që nga vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Senati e votoi një rezolutë muajin e kaluar për ndërprerjen e ndihmave të ushtrisë amerikane për koalicionin saudit, përfshirë ndalimin e shitjes së armëve dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës.

“Kemi trysni në sistemin tonë që të tërhiqemi nga konflikti ose ta ndërpresim mbështetjen për koalicionin, gjë të cilën ne e kundërshtojmë. Ne besojmë se mbështetja për koalicionin është e nevojshme. Ndërprerja e ndihmave dërgon mesazhe të gabuara”, tha Timothy Lenderking, sekretar asistent për Çështjet e Gjirit Arabik.


Shtuar më 09/12/2018, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori