SHBA dhe Rusia dakordohen mbi anekset e START-it
Albeu.com
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord mbi anekset e Traktatit për Reduktimin e Armatimit Strategjik (START), i cili bën thirrje për reduktim të arsenaleve bërthamore në të dy vendet.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se tre anekset i përcaktojnë hapat teknikë mbi mënyrën e verifikimit të palëve se i përmbahen kushteve të traktatit, raporton REL.

Marrëveshja parasheh që dy vendet të ulin numrin e kokave bërthamore në 1 550 sosh, që është 30 për qind më pak se marrëveshja e mëparshme.

Traktati tash duhet të ratifikohet nga ligjvënësit e dy vendeve.
Shtuar më 01/05/2010, ora 18:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori