SHBA dhe Britania akuzojnë Rusinë për konfliktin në Ukrainë
Pëlqej
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar keqësim të situatës në lindje të Ukrainës.

Shumica e vende anëtare të Këshillit të Sigurimit e kanë akuzuar Rusinë për krizën që ka kapluar Ukrainën.

John Ging, drejtori i Operacioneve Humanitare të OKB-së, ka thënë se luftimet në mes rebelëve prorusë dhe forcave të Ukrainës po rrezikojnë jetën e civilëve.

Ai shtoi se deri më tani, si pasojë e luftimeve janë vrarë 1.350 persona, ndërsa është vështirësuar mjaft edhe jetesa, por si mungon edhe energjia elektrike në shumë qytete të Ukrainës.

Agjencia për refugjatë e OKB-së ka informuar se 285 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania akuzuan drejtpërdrejt Rusinë si shkaktare e luftës në Ukrainë. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori