SHBA dërgon 34 specialistë në Japoni
Sot SHBA do të dërgojë në Japoni specialistë të tjerë për energjinë bërthamore. Do të jenë 34 specialistë amerikanë do të ofrojnë ndihmë teknike. Ato do të analizojnë dhe do të shprehen mbi pasojat e mundshme të radioaktivitetit të çliruar nga reaktorët e dëmtuar, mbi popullsinë.

Një institut i pavarur kërkimor në SHBA e klasifikoi avarinë në Fukushima të shkallës 6 nga 7 që është numri maksimal i avarisë.

Ekspertët e Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (Isis) në Uashington, janë të shqetësuar sepse nuk përjashtohet mundësia që avaria të klasifikohet edhe e shkallës 7, shkallë e cila është arritur vetëm një herë dari tani në 1986, në rastin e Çernobilit. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2011, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori