SHBA dënon sulmin vetëvrasës në Stamboll
Pëlqej
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin vetëvrasës me bombë dje në Stamboll të Turqisë, nga i cili u plagosën 32 vetë, dhe ka përsëritur mbëshetjen për qeverinë e Turqisë. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, nëpërmjet një deklarate me shkrim, tha se sulmi ishte “krim shokues”.

Në shënjestër të sulmit ishte policia speciale, që patrullonte në Sheshin Taksim, në qendër të Stambollit. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por analistët e cituar nga stacionet televizive, kanë thënë se, me gjasë, në këtë sulm ishte e involvuar Partia Punëtore e Kurdistanit, e ndaluar me ligj.

Armëpushimi i njëanshëm i kësaj partie, i shpallur më 13 gusht, përfundoi dje.
Lëvizja rebele dhe grupet ekstreme të majta, kanë ndërmarrë sulme me bomba në të kaluarën në Stamboll, qytet me më se 12 milionë banorë.
Shtuar më 01/11/2010, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori