SHBA deklaron 5,113 koka berthamore
Albeu.com
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur zyrtarisht për të parën herë madhësinë e arsenalit bërthamor, duke thënë se tash kanë gjithsejt 5,113 koka bërthamore, qoftë operacionale, në rezervë aktive apo në stoqe.
Radio Europa e Lire raporton se sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes, arsenali bërthamor i Shteteve të Bashkuara është reduktuar për 84 % nga niveli maksimal i 31,225 kokave bërthamore sa ishte në vitin 1967 gjatë Luftës së Ftohtë, dhe për 75 % nga fundi i vitit 1989 kur ra Muri i Berlinit.
Më herët, SHBA i konsideronin shifrat e këtilla sekret.
Njoftimi u bë në kohën kur në Kombet e Bashkuara Nju Jork po mbahet konferenca për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Shtuar më 04/05/2010, ora 10:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori