SHBA deboi dhjete agjentet rus
Albeu.com
Dhjetë agjentët rusë të arrestuar në SHBA, sipas njoftimeve të medieve janë dëbuar në Rusi. Një avion i porositur enkas nga qeveria amerikave është nisur nga Nju Jorku në drejtim të Moskës. Ai do të kalojë tranzit në Vjenë.
Para një gjykate në Nju Jork, dhjetë agjentët më parë kishin pranuar akuzën e spiunazhit për Rusinë. Pas kësaj gjykata kishte urdhëruar dëbimin e tyre të menjëhershëm. Në këmbim presidenti rus Dmitri Medwedew u fali dënimin katër personave të akuzuar për veprimtari spiunazhi për llogari të perëndimit. Ndër ta është edhe agjenti i CIA-s, eskperti për energjinë bërthamore Igor Sutjagin. Bëhet fjalë për këmbimin më të madh të agjentëve mes SHBA-së dhe Rusisë që prej fundit të luftës së ftohtë. (dw)
Shtuar më 09/07/2010, ora 10:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori