SHBA bllokon ndihmën për Palestinën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht potencojnë se i vijnë në ndihmë vendeve në nevoje me ndihma financiare apo edhe “përpjekjet” e mëdha për të vendosur një demokraci në të gjithë botën, këtë herë nuk ka ndodhur kështu.

SHBA ka vendosur të tërheqë ndihmën prej 200 milion dollarësh për Autoritetin Palestinez, si rezultat i kërkesës së Palestinës për anëtarësimin në OKB.

Vendimi vjen pas kërkesës së paraqitur nga presidenti i Autoritetit Palestinez në Kombet e Bashkuara për njohjen e Palestinës, kërkesë kjo e kundërshtuar fort nga SHBA, e cila ka paralajmëruar se në rast se kërkesa shtrohet në Këshillin e Sigurimit, do të vendosë veton e saj.

Lideri palestinez Mahmoud Abbas dorëzoi kërkesën e tij në Kombet e Bashkuara për njohjen e shtetit palestinez në kufijtë vitit 1967.
Por kërkesa u kundërshtua fort nga SHBA dhe Izraelit, që thonë se një shtet palestinez mund të pranohet vetëm nëse arrihet me negociata me palën izraelite dhe jo përmes rezolutave në OKB. /albeu.com/


Shtuar më 01/10/2011, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori