SHBA bllokon kapitalet e një prej drejtuesve të rrjetit Hakani
Departamenti Amerikan i Shtetit
Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar gjatë ditës së hënë se ka vënë në listë të zezë një komandant të zënë të rrjetit Hakani.

Ky veprim identifikon komandantin e rrjetit Hakani, Mali Khan, si një terrorist global dhe bllokon të gjitha pasuritë që ai mund të ketë në SHBA.

DAP në një deklaratë për shtyp ka shprehurur se të gjitha asetet që janë subjekt i juridiksionit amerikan, në të cilat Mali Khan mund të ketë interes janë bllokuar dhe shtetasit amerikan e kanë të ndaluar të kryejnë çfarëdo transaksioni me të.
Khan është ndaluar nga një operacion i përbashkët të NATO-s dhe Afganistanit i cili është kryer në shtotor në provincën juglindore Paktija.
Dyshohet se rrjeti Hakani, është i përfshirë në vrasjen e ish presidentit afgan, Burhanudin Rabani./albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori