SHBA, babai vret tre vajzat, gruan dhe veten
Pëlqej
Pesë persona, mes të cilëve edhe fëmijë, janë gjendur të vrarë me armë zjarri brenda një shtëpie në Culpeper 70 milje në jug-perëndim të Uashingtonit, në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas aasj që ka ndërtuar policia, mund të bëhet fjalë për vrasje dhe për një vetëvrasje.

Mendohet se një 35-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët e më pas ka vrarë edhe veten.

Nga të dhënat paraprake mendohet se 35-vjeçari Clarence Washington ka qëlluar fillimisht me armë zjarri bashkëshorten Shauna, edhe ajo 35 dhe më pas tre vajzat e tij, Omesha 13 vjeç, Onya 6 vjeç dhe Olivia 4 vjeç.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori