SHBA, arrestohen dhjetra protestues
Me dhjetëra protestues amerikanë janë arrestuar nga policia e Nju Jorkut gjatë natës së kaluar. Protestuesit të mbledhur në sheshin Zuccotti kundërshtuan politikat financiare amerikane të cilat sipas tyre janë shkaktarë të krizës ekonomike.

Prej disa muajsh pjesëtarë të “lëvizjes së të indinjuarve” protestojnë kundër hendekut të gjerë mes të pasurve dhe të varfërve, mes asaj të cilën ata e quajnë 99 përqindëshi kundër 1 përqindëshit. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2012, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori