SHBA, 3 persona në pranga për eksportim të teknologjisë ushtarake në Rusi
Një shtetas amerikan dhe dy rusë janë arrestuar nën dyshimin se kanë eksportuar teknologji të ndjeshme ushtarake nga SHBA-ja në Rusi.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë.

Departamenti ka thënë se Alexei Barysheff nga New York është arrestuar për eksportim të paligjshëm të teknologjisë së kontrolluar.

Ndërsa shtetasit rusë, Smitry Aleksandrovich Karpenko dhe Alexei Krutilin, janë arrestuar nën akuzat për bashkëpunim me Barysheff.

Ndërkohë, Qeveria amerikane ka thënë se tre të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në posedimin e mikroeletronikës nga prodhuesit në SHBA dhe eksportimin në Rusi, duke shmangur kështu kontrollin e Qeverisë për eksportet e teknologjisë së lartë.

Të akuzuarit pritet të dënohen deri në 25 vjet burg dhe me gjobë prej 1 milionë dollarë. /albeu.com/



Shtuar më 07/10/2016, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori