Sharif do formojë qeveri të re
Pas fitores në zgjedhjet e së shtunës Nawaz Sharif pritet që të formojë një qeveri të re pakistaneze. Deri më tani rezultatet e pjesshme tregojnë se Liga Myslimane është duke udhëhequr drejt shumicës në legjislaturë prej 342 vendesh.

Sharif pritet të nisë mandatin e tij të tretë si kryeministër, duke shënuar kështu një rikthim politik, pas përmbysjes në grushtin e shtetit të vitit 1999. Kjo ka qenë hera e parë në historinë e Pakistanit që një qeveri civile përfundon mandatin dhe i dorëzon atë një tjetër qeverie civile.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe liderët e Afganistanit dhe të Indisë kanë uruar Pakistanin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Obama ka thënë se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me qeverinë, e cila del "në mbështetje të një të ardhmeje më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më prosperuese për popullin e Pakistanit". /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori