EMRI/ Vranë 25-vjeçarin dhe e hodhën në rezervuar, arrestohet autori i dytë i ngjarjes së rëndë në Korçë

Policia e Tiranë ka arrestuar sot në pranga një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 25-vjeçarin Fredmen Xhaferrit. 27-vjeçari, Lulzim Spahia, së bashku me bashkëmoshatarin e tij, Kristi Bixheku (i arrestuar disa muaj pas ngjarjes) në korrik të 2021, ekzekutuan të riun dhe e hodhën në Gjançit.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eagle”, i zhvilluar nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Eagle”.

Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Lord Bajron”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. S. (A), 27 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Vrasja” kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me shtetasin K. B., 26 vjeç, banues në Lushnjë (i arrestuar më parë), në Korçë, më datë 13.06.2021, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. Xh., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar urdhër ndalimi për 27-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja

Banorët e zonës gjetën mëngjesin e 13 qershorit 2021 trupin e një të riu, i cili më pas u identifikua si Fridman Xhaferraj nga Lushnja. Pas hetimeve të kryera, policia zbuloi se Xhaferaj ishte vrarë fillimisht dhe më pas hedhur në rezervuar duke shpallur në kërkim Kristi Bixhekun dhe Lulzim Spahinë. Bixheku u arrestua më herët, ndërkohë që Spahia sot.

Sipas hetuesve, Xhaferraj ishte është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”, masë kjo e vendosur pasi akuzohej për djegien e 3 makinave në një qendër tregtare në Lushnje.

Me datën 23 maj, policia ka shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit në fshatin Plug të Lushnjes për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë, dhe nëse Xhaferraj ndodhej në shtëpi, dhe aty ka zbuluar se ai kishte thyer masën e sigurisë.

Vëllai, i cili gjendej në shtëpi, ka deklaruar që Fridmani është nisur për të punuar në Greqi me disa persona të tjerë.

Por, sipas burimeve te prokurise ai kishte ikur drejt Elbasanit ku është takuar me Lulzim Spahinë.

Pas Elbasanit, të tre personat kanë ikur drejt Korçës ku edhe kanë qëndruar në një hotel, ndërsa dyshohet se Xhaferraj është tortuaruar, lidhur, vrarë e më pas e kanë hedhur në rezervuar për të zhdukur gjurmët.

Burime të prokurorisë pohojnë se 25-vjeçari u vra për larje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës./albeu.com